Favoritët vazhdojnë rrugën e tyre në Masterin e Parisit, sot luhen çerekfinalet

Do të luhen sot 4 ndeshjet çerekfinale të Masterit të Parisit, që do të përcaktojnë 4 tenistët që do të vazhdojnë rrugën e tyre drejt trofeut të lakmuar.

Numri një në renditjen botërore, Novak Djokovic do të përballet me amerikanin Fritz. Kujtojmë se serbi u kualifikua pa luajtur fare, pas tërheqjes së Monfils, ndërsa Fritz eliminoi britanikun Norrie (2-0) në raundin e kaluar.

Pas një ndeshje të bukur dhe me plot emocione, Zverev mposhti 2-1 Dimitrovin (7-6, 6-7, 6-3) dhe siguroi një vend mes 8 më të mirëve të turneut, ku në çerekfinale do të ketë përballë Casper Ruud, që eliminoi amerikanin Giron në raundin e 1/8 të finales.

Edhe kampioni në fuqi i turneut, rusi Medvedev ka siguruar një vend në çerekfinale, falë fitores me përmbysje 1-2 përballë amerikanit Korda. Ditën e sotme numri 2 në renditjen botërore do të përballet me francezin Gaston, që eliminoi spanjollin Alcaraz ditën e djeshme.

Polaku Hurkacz do të ndeshet me australianin Duckworth në çerekfinalen tjetër të ditës së sotme. /Oversport.tv