Favoriti Dimov nuk zhgënjen në peshën 61 kg, kampion Europe në shkëputje

Vazhdojnë emocionet e Kampionatit Europian të peshëngritjes në Oversport dhe Tibo. Në mbrëmje garojnë peshëngritësit meshkujt në kategorinë 61 kilogramë.

Në stilin e shkëputjes ka pasur një garë interesante mes tre peshëngritësve, turkut Ferdi Hardal, gjermani Simon Brandhuber dhe bullgarit Ivan Dimov, që kanë luftuar mes tyre për medaljen e artë.

Bullgari Dimov ka shkëlqyer në provën e fundit, duke ngritur 135 kg, sukses që i ka dhënë medaljen e artë në stilin e shkëputjes. Medaljen e argjendtë e ka marrë Simon Brandhuber, ndërsa medaljen e bronzit turku Hardal.

Në këtë kategori ka garuar edhe peshëngritësi shqiptar Mateus Caci, që ka ngritur 111 kg në provën e tij të tretë. / Oversport.tv

Renditja:

Ivan Dimov- 135 Kg

Simon Brandhuber- 134 Kg

Ferdi Hardal- 131 Kg