Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Kupa e Francës ka ndezur rrjetet sociale dhe tifozët e skuadrave të tjera franceze tallen me momentin e keq që po kalon klubi kryeqytetas.
FC Versailles, skuadër që është kualifikuar për në çerekfinalet e turneut, në llogarinë zyrtare në Twitter, ka shkruar me krenari:
“Me sa duket ne jemi skuadra e vetme që përfaqëson krahinën në Kupë. Duam që ta ndajmë këtë kënaqësi dhe do të mirëpresim parisienët që duan që të vijnë të mbështesin skuadrën tonë”. / Oversport.tv
[#CoupeDeFrance] 🙄 – Il parait qu’on est le dernier représentant de toute une région ? On aime partager. On accueille tous les Parisiens pour soutenir nos Versaillais pour les quarts de finale.#PSGOGCN pic.twitter.com/eA8oa3HMgM
— FC Versailles 78 👑 (@FCVersailles78) January 31, 2022