Federata Angleze e futbollit ka akuzuar mbrojtësin polak Kamil Glik për abuzim racor në dëm të Kyle Walker në ndeshjen e të mërkuës Poloni-Angli 1-1.
FIFA po heton pretendimet për një incident të ndodhur, pak përpara përfundimit të pjesës së parë.
Kamerat kanë kapur pamjet ku Glik, i vendos duart në fytyrë Walkerit, mu para syve të gjyqtarit Daniel Siebert. Harry Maguire reagoi ashpër pas përplasjes dhe një ankesë për sjelljen e mbrojtësit polak është bërë në pushim të ndeshjes.
“Federata Angleze e Futbollit pretendon se ka një problem racist, por Glik thotë se asgjë nuk është e vërtetë”-ka deklaruar zëdhënësi i Federatës polake të Futbollit.
“FIFA është duke analizuar raportin e zyrtarëve të ndeshjes për sfidën kualifikuese mes Polonisë dhe Anglisë. Informacioni do të shikohet nga trupa disiplinore, e cila do të vendosë se cilat do të jenë hapat pasardhëse”-shkruhet në një deklaratë të dhënë nga FIFA. /Oversport.tv