Federata Italiane i përgjigjet Sarrit: Njeri i vrazhdë, jemi nën presion

Pas sulmeve që trajneri i Lazio, Maurizio Sarri ka adresuar në emër të Ligës Italiane, ka reaguar edhe vetë presidenti Paolo Dal Pino.

Numri një i Ligës Italiane u ndal para mikrofonave gjatë një inspektimi që po bënte në qendrën e re të VAR-it në Lissone. Ai nuk i ka pritur aspak mirë sulmet e trajnerit lacial, madje e quajti atë një njeri të vrazhdë: “Në Premier League ai luajti ndeshje më pak kohë në dispozicion, nuk na pëlqen vrazhdësia. Liga përcakton dhe menaxhon kalendarin, ne kemi njerëz që janë nën presion, por ne vazhdojmë. Kampionati është i bukur, ka shumë gola dhe ndeshje të bukura.

Serie A është e hapur për gjithçka, si në krye ashtu edhe në fund të tabelës “, u shpreh Dal Pino në përpjekje për të mbyllur përfundimisht zërat kundër Ligës.