Federata ruse nuk pranon dënimin, çon FIFA-n dhe UEFA-n në CAS

Federata e futbollit e Rusisë nuk pranon sanksionet dhe ka vendosur që të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të përjashtuar të gjitha ekipet kombëtare të futbollit nga turnetë ndërkombëtarë.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të institucionit, rusët shpjegojnë se do të apelojnë vendimet e dy organizatave, duke kërkuar dëmshpërblim si dhe një procedurë të përshpejtuar.

Kombëtarja ruse është përjashtuar nga ndeshje e Play Off-it të Kupës së Botës dhe ka humbur mundësinë për të qenë në Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: Сборная России Twitter