Roger Federer ka folur në një konferencë për shtyp në Londër, 2 ditë para startit të Kupës Laver, turneu i tij i fundit si profesionist.
“Objektivi është që të luaj ndeshjen dyshe të premten, do të ishte diçka e bukur që të luaja me Nadal, që ka qenë një rival dhe një mik. Nga e shtuna do të luajë Berrettini në vendin tim. Jam krenar për atë që kam bërë në karrierë dhe më vjen keq që shoh njerëzit të mërzitur për tërheqjen time.
Nuk jam në gjende që të luaj ndeshjet teke, i njoh limitet e mia. Nuk dua që të komplikoj gjërat në Kupën Laver”, ka thënë mes të tjerash Federer. Kupa Laver do të zhvillohet në Londër në 23-25 shtator. / Oversport.tv