Federica Ruggieri mbron Matteo Gabbian: Ka një vijë që ndan tifozët nga injorantët

Federica Ruggieri i ka dalë më mbrojtje Matteo Gabbias. E fejuara e mbrojtësit të Milanit, që është kritikuar për paraqitjen e tij pas humbjes në Firenze, ka shpërthyer në Instagram: “Më vjen turp që i përkas të njëjtës rracë me këta njerëz injorantë dhe të frustruar, që nxjerrin inatin e tyre në drejtim të djemve 20 vjeçarë.

Futbolli është një lojë dhe e tillë duhet të mbetet, nga çdo këndvështrim. Çdokush është i lirë që të shprehë mendimin e tij, por ka një limit. Ekzistojnë dinjiteti dhe respekti i një njeriu. Kjo është vija që ndan një tifoz nga një injorant dhe ju kështu jeni”.