Felipe Anderson: Nga Sarri mësoj shumë, po përmirësohem ndjeshëm

Sulmuesi i Lazio, Felipe Anderson ka folur për mediat përpara ndeshjes ndaj Bolognas që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.

Fillimi fantastik i sezonit për brazilianin nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i tij Maurizio Sarri i cili i thurri jo pak elozhe sulmuesit.

Pikërisht edhe intervista e tij nis nga ato deklarata: “Ka shumë lojtarë të stërvitur nga Sarri nga të cilët mund të mësoj diçka. Ka aspekte të ndryshme të ekipit që ai ka stërvitur që mua mund të më ndihmojnë të përmirësohem. Unë përpiqem të rishikoj lëvizjet e tyre. Por duke punuar çdo ditë, me siguri, ne do të jemi në gjendje të luajmë lojën tonë më të mirë. Unë po shoh rritje, madje edhe fizikisht, për të qënë i disponueshëm në çdo moment të ndeshjes.

Më pas ai u ndal te sfida ndaj Bolognas që luhet të dielën: “Të mos kesh Immobile është e vështirë. Ai është një siguri që gjithmonë shënon gola. Ka thellësinë, lëvizjen, gjithçka. E nesërmja do të jetë e vështirë pa të. Ka lojtarë të tjerë të fortë që kanë mentalitetin e duhur dhe do të na ndihmojnë të fitojmë.

Në fund të intervistës ai foli edhe për rrikthimin e tij në Serie a: “Unë gjithmonë e kam shprehur ndjenjën time për Italinë, për Lazion dhe për qytetin e Romës. Kam mbajtur kontakte me miqtë e mi këtu. Jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi të re, ndihem i pjekur. Me shumë punë dhe vetëdije për të qenë një ekip i fortë do të arrijmë të kemi vazhdimësi. / oversport.tv