Felix Afena-Gyan pozitiv me Covid, por Romës i kthehet Cristante

Një tjetër lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid tek skuadra e Romës. Pas Cristante dhe Villar, një tjetër lojtar i skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv në testet e kryera në orët e fundit. Bëhet fjalë për Felix Afena-Gyan, që ndonëse i vaksinuar është infektuar dhe tashmë gjendet në izolim.

Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar lajmin e pozitivitetit të lojtarit ganez, që nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Bologna. Sulmuesi do të qëndrojë në izolim për të paktën 10 ditë dhe më pas duhet të kryejë teste të tjera që të konfirmojë negativitetin.

Roma humbet Felix, por rigjen Cristanten. Mesfushori ka rezultuar negativ në tamponin e dyfishtë që ka bërë dhe pas 13-të ditësh ka përfunduar izolimin e tij. Sot në mëngjes lojtari do të marrë avionin që të bashkohet me skuadrën në Bologna. / Oversport.tv