Femrat e Barcelonës thyejnë sërish rekordin, 91.648 tifozë në “Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës për femra rishkruan historinë, pasi në gjysmëfinalet e Champions League kundër Wolfsburg të premten është vendosur një rekord i ri për numrin e tifozëve të pranishëm në “Camp Nou”, duke thyer atë që u vendos në “klasiken” e 30 marsit.

91.648 tifozë kanë qenë të pranishëm pasditen e djeshme në stadimin “Camp Nou”, duke vendosur një rekord në një sfidë të vlefshme për futbollin e femrave. 23 ditë më parë kundër Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions, në stadium ishin prezentë 91.553 tifozë.

Mbështetja e tifozëve ka ndihmuar skuadrën spanjolle që ka mposhtur 5-1 rivalet nga gjermania, duke hedhur një hap të madh drejt finales së madhe të turneut. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Femení Twitter