Fenerbahce nuk po bind dot Udinesen, dy ekipe të Serie A futen në garën për mbrojtësin bardhezi

Fenerbahce ka kohë që negocion me Udinesen për të blerë kartonin e Rodrigo Becaos, por tratativat nuk kanë dhënë rezultat, pasi klubi italian nuk pranon më pak se 12 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Vetë Becao sipas “Tuttosport”, preferon një tjetër aventurë në Itali dhe jo transferimin në Turqi dhe për mbrojtësin në Serie A është Torino që ka shfaqur interes prej kohësh.

Por në orët e fundit në garën për shërbimet e lojtarit është futur edhe Atalanta, që sheh te Becao zëvendësuesin ideal të Merih Demiral. / Oversport.tv