Historia e një prej futbollistëve më të fortë të të gjitha kohërave ka nisur në Bento Ribeiro, një nga lagjet më të varfra në periferinë e Rio de Zhaneiros. Pikërisht këtu ka lindur më 22 shtatorin e vitit 1976 Ronaldo Luis Nazario de Lima.
Djali i Nelios dhe Sonias, i njohur nga të gjithë si Ronaldo (në nder të mjekut që mori pjesë në lindjen e tij Ronaldo Valente). “Fenomeni” nuk është e vetmja nofkë që ka kampioni Brazilian, pasi vëllai i tij Nelio Junior nuk e thoshte dot emrin dhe kur ishte i vogël e quante: Dadado.
Debutimet- Ronaldo është rritur mes driblimeve dhe pasimeve. U pikas nga Jairzinho dhe shkoi te Cruzeiro në vitin 1993. I shpejtë, i papërmbajtshëm dhe i pakapshëm. Luan vetëm një sezon aty dhe vjen menjëherë në Europë.
Hapin e parë e hedh te PSV, e cila siguron shërbimet e tij nga viti 1994 deri në vitin 1996. Pastaj shkon te Barcelona për 20 miliardë lira. Në atë kohë shënoi 34 gola në 37 ndeshje në La Liga, kaq mjaftoi për të qenë “Këpuca e Artë”. Interi duhet të paguante 48 miliardë lira për klauzolën e tij.
Mbreti i shpejtësisë- Shpejtësia dhe shpërthimet ishin arma e tij më e fortë në vitet e arta. Mes goditjeve të gjenive dhe fantazisë, braziliani fiton “Topin e Artë” në vitin 1997 deri në vitin 2002. “Për mua është sulmuesi më i mirë në botë, por edhe jashtë botës.
Vraponte më shumë ai me topin në këmbë sesa mbrojtësi pa top”, thotë shoku i skuadrës, Christian Vieri. Pa e ekzagjeruar, ai ka arritur të kapë 36 km/h një ndeshje të Realit të Madridit. “Galaktik”.
Kalimi te Reali- Në 5 majin e vitit 2002 vjen fundi i aventurës milaneze për brazilianin, në atë verë kur me Brazilin fitoi edhe Botërorin. Në ditën e fundit të merkatos, Reali trokiti në derën e Interit me 45 milionë. Ishte pikërisht Ronaldo, ai që i mungonte skuadrës madrilene.
Fillimi ishte brenda pritshmërive, pastaj nisën edhe problemet. Mbipesha ishte një prej tyre, aq sa në Spanjë nisin ta quanin “El Gordo” (trashaluqi).
Dëmtimet- Historia e Ronaldos është gjithashtu një histori dëmtimesh. Kundër Leçes në 21 nëntorin e vitit 1999, braziliani dëmtoi tendinën e gjurit të djathtë. U rikthye në fushë në 12 prillin e vitit 2000 në fundin e ndeshjes finale të Kupës së Italisë kundër Lacios.
U dëmtua sërish pas 6 minutash lojë. Pas 523 ditësh pushimi u rikthye në Kupën Uefa kundër Bravos. Pak vite më vonë erdhi sërish edhe dëmtimi me Milanin. Gjuri ishte problem i tij kryesor. Nëse nuk do të kishte këto dëmtime, sigurisht që do të bënte mrekulli. Për momentin ai është president i Valladolidit duke zotëruar 51% të kuotave.