Ferencvaroshi hedh sytë nga Superiorja, në shënjestër bomberi i Laçit

Për herë të parë në histori Laçi arrin që të mbyllë kampionatin në vendin e dytë. Një nga yjet e skuadrës kurbinase këtë sezon ka qenë padiskutim sulmuesi Saliu Guindo, që kryeson renditjen e golashënuesve të Superiores me 16 gola bashkë me Taulant Seferin e Tiranës.

Paraqitjet shumë të mira të bomberit nga Mali janë vlerësuar nga disa ekipe të huaja, që synojnë që ta bëjnë të vetin sulmuesin për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Panaroma Sport”, hungarezët e Ferencvaroshit janë skuadra që interesohet më shumë për 25-vjeçarin. /Oversport.tv