Ferguson tregon rolin e tij në transferim: Nuk e shihja dot Ronaldon me fanellën e Manchester City

Në ditën e tij të prezantimit tek Manchester United, Cristiano Ronaldo theksoi se ish trajneri i tij Alex Ferguson, kishte luajtur një rol vendimtar për ta rikthyer sërish në “Teatrin e Ëndrrave”.

Por, tashmë është vetë skocezi që e konfirmon këtë detaj: “Edhe unë kam kontribuar për rikthimin e Ronaldos në Manchester. Nuk mund ta imagjinoja kurrë me fanellën e Manchester City.

Klubi vëzhgoi me imtësi situatën, unë fola me familjen Glazer dhe tratativa u përmbyll me sukses”-ka thënë ish-trajneri legjendar i “djajve të kuq”.

Duket se Alex Ferguson ka bërë një punë shumë të mirë që ka bindur drejtuesit që të rikthejnë Ronaldon, pasi portugezi nuk ka zhgënjyer si në planin ekonomik edhe në fushën e blertë, ku shënoi dy gola në debutimin kundër Newcastle./Oversport.tv