Ferko: Siç kaluam Apoloninë do kalojmë dhe Korabin, nuk kemi preferenca për kundërshtarin

Flamurtari-Korabi është finalja e madhe e fazës “Play Off” në Kategorinë e Parë, ku të dyja skuadrat do të përplasin “brirët” për të shpresuar deri në fund për elitën e futbollit shqiptar. Në prag të kësaj sfide, nga “Arena e Demave” foli për ekranin e Oversport, drejtori Alfred Ferko, i cili tregoi edhe objektivat e skuadrës në këtë sfidë.

“Me gjithë respektin për Korabin, është një skuadër shumë e mirë, por siç kaluam Apoloninë, kërkojmë të kalojmë edhe në fazën tjetër.

“Është një ndeshje e rëndësishme, e dimë rëndësinë që ka dhe të gjithë jemi të impenjuar deri në fund.

Nuk kemi preference, e rëndësishme është të kalojmë këtë provë. Kush do të vijë do ta mirëpresim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Atmosfera ka qenë dhe është e mirë. E dimë objektivin tonë që të kalojmë në fazën tjetër. Një ndeshje e tillë nga motivon.

“Arena e Demave” është një stadium i bukur, Vlora do ta bëjë edhe më të bukur edhe se Partizani. Shpresoj të arrijmë një rezultat të mirë.