Fernando Augusto hedh firmën mbi kontratë, Partizani me njoftim

Fernando Augusto është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Mbrojtësi i krahut të majtë kishte mbërritur prej disa ditësh në kryeqytet dhe sot klubi i kuq ka dalë me njoftim.

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut te Pelister dhe së fundi te FK Makedonija Gjorce Petrov.

Drejtuesit dhe 28-vjeçari brazilian kanë firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”, njofton Partizani.

Braziliani sezonin e shkuar ka spikatur me Makedonija GP, pasi ia ka dalë të shënojë është 6 gola në 31 ndeshje. Sivjet ai ka luajtur 18 ndeshje të plota në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Pjesën më të madhe të karrierës ai e ka kaluar në Brazil dhe për herë të parë në Europë ka luajtur në vitin 2016, me skuadrën e Pelister po në Maqedoninë e Veriut. / oversport.tv