Presidenti i Juventusit, Gianluca Ferrero ishte i pranishëm në një mbledhje me disa presidentë të klubeve zyrtare që erdhën për ta takuar atë në Torino. Presidenti i klubit foli për momentin delikat që po kalojnë bardhezinjtë.
“Ne do t’i rikthehemi fitoreve si gjithmonë. Ju jeni forca jonë me afërsinë tuaj, me ngrohtësinë që sollët këtu. Është e panevojshme që ta fshehim, ne po kalojmë një periudhë të komplikuar tani.
Ne të gjithë po bëjmë detyrën tonë në këtë fazë, tifozët, ekipi në fushë me seritë e fitoreve. Për mua është një emocion i vërtetë dhe një krenari të jem në gjendje të mirëpres njerëz si ju.
Pra këtu ka një pjesëmarrje të madhe që dëshmon se Juventusit është një klub italian, europian dhe botëror. Kjo është forca jonë, ne do të rikthehemi.” – u shpreh Ferrero. /oversport.tv
Foto: juventus.com