Festa e Messit për “Topin e Artë”: Të gjithë lojtarët e PSG të ftuar, përveç njërit

Pas fitimit të “Topit të Artë”, Lionel Messi zhvilloi një festë të vogël ku ftoi të gjithë miqtë e tij. Midis tyre, për të festuar këtë ngjarje, ishin edhe të gjithë shokët e ekipit te PSG. Të gjithë, përveç një.

Sipas asaj që raporton gazetari argjentinas, Angel de Brito, Mauro Icardi nuk ka qenë i ftuar. Ai njihet për lajmet e tij të sakta në ngjarjet e mëparshme të çiftit Ëanda Nara dhe Mauro Icardi.

Ai publikoi një postim në rrjetet e tij sociale, ku tha se Icardi nuk është ftuar në këtë festë. Problemet e Messit dhe Icardit kanë lindur që në lidhjen e Icardit me Ëandan, në kohën kur ish-partneri i saj, Maxi Lopez ishte një mik i ngushtë i “Pleshtit”. /oversport.tv