Festa për Brazilin i kushton shumë, Adriano godet sërish

Festa për fitoren e Brazilit zgjati më shumë se duhej dhe anuloi festën e martesës. Historia që vjen nga Brazili ka si protagonist Adrianon.

Ish-sulmuesi I Interit kthehet sërish në qendër të vëmendjes, tashmë sepse martesa e tij me Micaela Mesquita, që u zyrtarizua në 9 nëntor, është në krizë dhe sipas të përditshmes braziliane “Extra”, çifti ka anuluar ceremoninë intime mes miqve, që ishte programuar të mbahej këtë fundjavë.

Sipas gazetës Adriano ka ndjekur sfidën mes Brazilit dhe Zvicrës në një vilë me disa miq, por festa e fitores ka zgjatur më shumë dhe “perandori” është kthyer në shtëpi 2 ditë pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo gjë ka çmendur gruan e tij, që e ka përzënë nga shtëpia. Vetëm 24 ditë ka zgjatur martesa e Adrianos. / Oversport.tv