Festë për klubet e Serie A, stadiumet hapen me 75% të kapaciteteve

Stadiumet në Itali do të kenë më shumë tifozë të pranishëm, pasi Komiteti Teknik Shkencor ka pranuar kërkesën e bërë që të hapen stadiumet me 75% të kapacitetit të tyre.

Kjo vlen për ambientet e hapura dhe jo për pallatet e sportit, që do të hapen për 50% të kapacitetit, siç ishte vendosur më parë edhe për stadiumet.

Komiteti Teknik Shkencor ka dalë me deklaratë dhe këtë vendim thekson se e ka marrë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe vaksinimit të njerëzve. / oversport.tv