Festë surprizë për 40-vjetor, Ibrahimovic i bën vetes një dhuratë të çmuar

Pavarësisht fjalëve se nuk do të kishte festë, në fund festa e ditëlindjes u bë. Pas provës së forcës që Milani tregoi në Bergamo, festa e 40-vjetorit të Zlatan Ibrahimovic u mbajt në “Hyatt Centric Milan Centrale”, një hotel luksoz në Milano.

Ajo që organizoi festën surprizë, pasi sulmuesi nuk dinte gjë, ishte bashkëshortja e tij, Helena, që kishte ardhur në Milano së bashku me djemtë Maximilian dhe Vincent.

Në festën e ditëlindjes së suedezit ishin të pranishëm shumë nga ata që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së tij të gjatë: Verrati, Sirigu, Zambrotta, Ambrosini, Cassano, Gattuso, Oddo, Pogba, Moggi dhe Mino Raiola.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit Paolo Maldini dhe Riky Massara, si dhe ish-administratori i kuqezinjve Galliani. Të shumtë ishin tifozët që ishin mbledhur në hyrje të hotelit.

Në ditën e ditëlindjes, atë që e pyesnin nëse po mendonte për një të ardhme si drejtues në klubin e Milanit, Ibra iu përgjigj kështu: “Jam akoma më i miri”.

Dhuratën që i ka bërë vetes për 40-vjetor, Ibrahimoviç e tregon në rrjetet sociale: