Festoi si Batistuta, revoltë në Argjentinë! Gjyshja ultrase bëhet virale: Ta vrasim!

Leandro Diaz ka tërbuar tifozët e Huracan në fitoren 3-2 që Estudiantes mori në transfertë, në javën e dytë të kampionatit në Argjentinë. Sulmuesi festoi duke imituar legjendën Omar Gabriel Batistuta, sikur po gjuante me armë.

Festa e tij u shoqërua me sende të hedhura në fushën e blertë në drejtim të Diaz, ndërsa një tifozë e moshuar është bërë virale në internet.

“Ai nuk mund të bëjë ashtu, ai është i çmendur. Duhet ta vrasim atë”, thotë tifozja e moshuar, ndërkohë që vetë Diaz ka sqaruar pse festoi ashtu.

“E bëra për babanë tim, i cili është oficer policie në pension. Erdhi më takoi të dielën dhe i thashë se do të shënoj gol dhe do ta festoj me automatik”.

Shoku i tij i skuadrë, Gustavo Del Prete, ka shtuar më pas: “E kishim biseduar për të bërë bashkë atë festim. Nuk ishte për ndonjë arsye të veccantë.

E kishim bërë në stërvitje, të gjithë e dinim se ai do ta bënte atë festë. Nuk ishte të bënte me këtë ndeshje. Unë mendoj se ai mund ta bëjë sërish të njëjtën festë”. / oversport.tv