Festojnë Boston dhe Golden State, Milwaukee zhgënjen në shtëpi

Boston dhe Golden State fitojnë ndeshjet respektive në mbrëmjen e NBA, ndërsa Milwaukee mposhtet në shtëpi nga Chicago. Brooklyn dhe Detroit triumfojnë përballë Toronto dhe Utah. Festojnë edhe Atlanta dhe Cleveland.

BOSTON CELTICS-DALLAS MAVERICKS 125-112

Ndeshjen e madhe të mbrëmjes në “TD Garden” mes Boston dhe Dallas e fitojnë Celtics, që mposhtin 125-112 Mavericks. Luka Doncic realizon 42 pikë por nuk arrin që ti japë skuadrës së tij suksesin. Jayson Tatum është më i miri për vendasit me 37 pikë dhe 13 rebounde dhe ngjit Boston në krye të Konferencës së Lindjes pas këtij triumfi.

GOLDEN STATE WARRIORS-LOS ANGELES CLIPPERS 124-107

Rikthehen titullarët dhe Golden State mposht 124-107 LA Clippers në shtëpi. Kampionët në fuqi të NBA bëjnë një pjesë të parë shumë të mirë, të cilën e mbyllin në avantazh 66-47. Nuk ka më përmbysje për skuadrën e teknikut Kerr, që më në fund rigjen Andreë Wiggins, që realizon 31 pikë.  Steph Curry ndalet në vetëm 22 pikë në këtë sfidë. Pavarësisht fitores Golden State vazhdon të qëndrojë jashtë zonës së Play Off-it.

MILWAUKEE BUCKS-CHICACO BULLS 113-118

Milwaukee pëson humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe dorëzohet 118-113 në “Fiserv Forum” përballë Chicagos. Nuk mjaftojnë 36 pikët dhe 11 reboundet e Antetokounmpo, që  Bucks të evitojnë humbjen. DeMar DeRozan realizon 36 pikë për Bulls, por në këtë sukses të Chicagos kontribuojnë edhe 5 lojtarë të tjerë që realizojnë mbi 10 pikë.

Ndeshjet e tjera të NBA

ATLANTA HAWKS-SACRAMENTO KINGS 115-106

INDIANA PACERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 101-115

TORONTO RAPTORS-BROOKLYN NETS 98-112

CLEVELAND CAVALIERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 114-96

CHARLOTTE HORNETS-PHILADELPHIA 76ERS 107-101

OKLAHOMA CITY THUNDER-DENVER NUGGETS 126-131

SAN ANTONIO SPURS-NEW ORLEANS PELICANS 110-129

MIAMI HEAT-WASHINGTON WIZARDS 113-105

UTAH JAZZ-DETROIT PISTONS 116-125

 Foto: Golden State Warriors Twitter