Festojnë Kukësi e Vllaznia më shumë, si ndryshoi renditja në Superiore

10 javë të zhvilluara në Abissnet Superiore dhe në ndeshjet e fundit ka pasur lëvizje. Tirana mbetet e para në klasifikim, por tani në kushte të tjera. Barazimi në Korçë kundër Skënderbeut e vë nën presion.

Kukësi mori pikët e plota me një fitore 2-0 kundër Egnatias dhe tashmë ka një pikë më pak se kryeqytetasit e drejtuar nga Orges Shehi. Këtë javë ka festuar edhe Vllaznia. Kuqeblutë mposhtën Laçin dhe ngjiten në vendin e tretë, me 5 pikë nga kreu.

Kurbinasit bien sërish, sikurse ka rënë edhe Egnatia. Frymëmarrje për Partizanin e Dinamon, që vendin e tretë e kanë afër pas fitoreve të fundit. “Demat” e kuq mundën në shtesë Teutën dhe festuan fitoren e dytë sezonale, kurse blutë i kthyen te pikët e plota pas 3 javësh. / oversport.tv