Festojnë Pioli dhe Inzaghi, “San Siro” me tapet të ri për derbin e Milanos

I pari që dha lajmin ishte Paolo Maldini në prag të sfidës kundër Juventusit: fusha e “San Siros” do të ribëhet e gjitha dhe do të jetë gati për 2 javë.

Konfirmimi zyrtar erdhi nga Giovanni Castelli, agronomi që është përgjegjës për barin e stadiumit milanez, që në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka thënë se punimet do të fillojnë shumë shpejt dhe për derbin, bari i fushës së “San Siros” do të jetë në nivelin e emrit që ka stadiumi.

Një lajm që gëzon pa masë Piolin dhe Inzaghin, që gjithmonë kanë theksuar se janë të detyruar të luajnë për titullin në një “fushë patatesh”.

“Jemi gati për të filluar punën e zëvendësimit dhe rivendosjes së terrenit të lojës. Derbi do të ketë një fushë të denjë, që një sfidë kaq e rëndësishme dhe spektakolare meriton”, ka thënë Castelli. / Oversport.tv