Feyenoord mendon për finalen e Tiranës, mini-fazë përgatitore në Portugali

Ashtu si Roma, edhe Feyenoord mendon për finalen e madhe të Conference League dhe po përgatitet që të jetë në formën optimale në 25 maj në Tiranë.

Sezoni i klubit holandez përfundon javën e ardhshme, në 15 maj dhe për të përgatitur sa më mirë finalen kundër skuadrës së José Mourinhos, Feyenoord do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në Portugali, shkruan “Voetbal International”.

Trajneri i holandezëve Arne Slot ka arritur në këtë përfundim pas një telefonate me ish-teknikun Giovanni van Bronckhorst që në vitin 2018 para finales, që më pas u fitua kundër AZ Alkmaar, bëri të njëjtën gjë. / Oversport.tv

Foto: Feyenoord Rotterdam Twitter