FIA hedh poshtë kërkesën e Mercedesit, nuk ka dënim për Verstappen

Komisarët e FIA-s kanë vendosur që nuk do të ketë një rishikim, siç kishte kërkuar skuadra Mercedes, për episodin e ndodhur në xhiron e 48-të të Çmimit të Madh të San Paolos mes Verstappen dhe Hamilton.

Federata ka vendosur që të mos nisë hetimet dhe të hedhë poshtë kërkesën e skuadrës Mercedes (të drejtën për të rishikuar). Federata i ka vlerësuar provat, por i ka konsideruar jo shumë të rëndësishme për të pranuar kërkesën e Mercedesit.

Gara për titullin kampion është më e ndezur se kurrë dhe kur kanë mbetur edhe 3 gara nga përfundimi i sezonit, diferenca mes Max Verstappen (332.5 pikë) dhe Lewis Hamilton (318.5 pikë) është vetëm 14 pikë. /Oversport.tv