Lewis Hamilton ka marrë një goditje të fortë para Çmimit të Madh të Brazilit. Kampionit të botës i është kapur një shkelje në krahun e pasmë të makinës së tij gjatë “Sprint” të së premtes.
Britaniku kishte regjistruar kohën më të shpejtë, por i gjithë mundi i ka shkuar dëm. Tashmë Hamilton do të duhet ta nisë i fundit në “F1Sprint” sot.
Kjo e vështirëson situatën e pilotit britanik, i cili ka edhe një penalitet prej pesë vendesh për Çmimin e Madh të Brazilit për shkak se ndryshoi motorin në Mercedesin e tij.
FIA ndërkohë ka gjobitur Mac Verstappen me 50 mijë herë për kontaktin që pati me makinën e Hamilton.
Holandezi kryeson kampionatin e Formula 1 me 19 pikë më shumë se Hamilton, kur kanë mbetur edhe katër gara. / oversport.tv
Here is how we will now line up for #F1Sprint 👇#BrazilGP 🇧🇷 #F1 pic.twitter.com/KYXNJtOiXT
— Formula 1 (@F1) November 13, 2021