FIBA EuroBasket 2025: Shqipërisë i mbarojnë bateritë, Rumania na thyen

Shqipëria është mposhtur nga Rumania në ndeshjen e dytë të parakualifikueseve të FIBA EuroBasket 2025. Kuqezinjtë e kishin fituar ndeshjen e parë me Luksemburgun, kurse sot rumunët ia dolën në Ploiesti me rezultatin 101-84.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali e nisi mirë ndeshjen, teksa periodën e parë e mbylli me avantazhin e një pike, 29-28. Shqipëria ruajti të njëjtin ritëm edhe në periodën e dytë dhe epërsia në gjysmën e ndeshjes ishte 4 pikë, 56-52.

Rumania reagoi më pas, pasi në periodën e tretë realizoi 11 pikë më shumë dhe kaloi 7 pikë para. Rumunët edhe në periodën e katërt ishin më lart (10 pikë më tepër) dhe ia dolën ta mbyllnin ndeshjen me shifrat 101-84.

Shënuesi më i miri në parket ishte Elvis Dusha i Shqipërisë, me 20 pikë të realizuara. Kuqezinjtë ndeshjen tjetër e kanë kundër Luksemburgut, në transfertë, më 27 shkurt. / oversport.tv

Foto: FIBA.basketball