FIBA përjashton Rusinë dhe Bjellorusinë nga kualifikueset e Botërorit

Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga kualifikueset për Kupën e Botës 2023. Komiteti Ekzekutiv i FIVA e ka marrë sot vendimin.

Kualifikueset do të zhvillohen në periudhën 25 gusht-10 shtator në Indonezi, Japoni dhe Filipine.

Rusia ishte në grupin H me Italinë, Islandën dhe Holandën. Të tria ekipet kalojnë në raundin e dytë.

Rusia është përjashtuar edhe nga Kupa e Botës 2022 për femra dhe do të zëvendësohet nga Porto Riko, kurse në Kupën e Botës për femra U17 zëvendësohet nga Serbia. / oversport.tv

Foto: FIBA Basketball World Cup, Facebook