FIFA bllokon sërish merkaton e Tiranës, shkak bëhen dy lojtarë afrikanë

Salim Cisse ishte ai që u bëri një dëm të madh një vit më parë, por Tirana e gjeti zgjidhjen dhe e zhbllokoi merkaton.

Bardheblutë, që kryesojnë kampionatin pas shtatë javësh, tashmë duhet të zgjidhin një tjetër problem dhe FIFA normalisht nuk mund të tregohej zemërmirë me ta.

E përditshmja “Panorama Sport” shkruan se për shkak të problemeve me Isaac Gyamfi dhe Ibrahim Sulle, dy lojtarëve ganezë të afruar verën e vitit 2020, FIFA ua ka bllokuar sërish merkaton.

Gjithsesi në klubin bardheblu janë të bindur që do ta zgjidhin këtë problem dhe në momentin që do të hapet merkato mund të bëjnë përforcime, nëse e shohin të arsyeshme. / oversport.tv