FIFA me dorë të hekurt, dënohen tifozët polakë për incidentet me Shqipërinë

FIFA ka ndëshkuar Federatën Polake të Futbollit për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë të luajtur më 12 tetor në Tiranë që përfundoi me rezultatin 1-0.

Në raportin e Komisionit Disiplinor të FIFA-s shkruhej se Federata Polake e Futbollit është dënuar me një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane. Gjithashtu, Polonia do të luajë pa tifozët e saj në ndeshjen e ardhshme kundër Andorrës.

Ndeshja me Andorrën që të luhet në fushën e kësaj të fundit më 12 nëntor, është sfida e radhës për Poloninë në kuadër të Kualifikueseve për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Ndërkohë, presidenti i Federatës Polake u shpreh për mediat se do të kërkojë një arsyetim nga FIFA për këtë vendim. Ai tha se do të presë fillimisht raportin dhe më pas do të apelojë për vendimin e marrë. /oversport.tv