FIFA publikon kur dhe si do të hidhet shorti për “Qatar 2022”

FIFA ka bërë publike datën se kur do të hidhet shorti për Kupën e Botës, “Qatar 2022” si dhe procedurën që do të ndiqet gjatë shorteut. Nëpërmjet një deklarate zyrtare qeveria botërore e futbollit ka lajmëruar se shorti do të hidhet më 1 prill në Doha, në orën 19:00 (ora lokale).

Do të jetë një short me tre ekipe ende të panjohura për shkak të ndeshjeve “play off” në federatat e tjera, si dhe për shkak të shtyrjes së ndeshjes midis Ukrainës dhe Skocisë. Kështu, gjatë këtij shorteu do të zbulojmë fillimisht se si do të grupohen 29 (nga 32 në total) nga  ekipet e kualifikuara në Kupën e Botës deri gjatë momentit të shortit.

Në vazon e parë do të renditet Katari, që është edhe ekipi pritës i këtij kompeticioni, si dhe shtatë kombëtaret që renditen të parat në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Në vazon e dytë do të bëjnë pjesë ekipet nga vendi i 8-të deri në vendin 15.

Në vazon e tretë do të vendosen ekipet nga vendi i 16-të deri në vendin 23.

Ndërsa në vazon e katërt që është edhe vazo e fundit do të vendosen ekipet nga vendi 24 deri në vendin 28. Këtyre ekipeve do t’i shtohen më pasë edhe tre ekipet e mbetura që priten të kualifikohen nga “play off”.

Ekipet që vijnë nga e njëjta konfederatë do të mbahen të ndara gjatë grupeve me përjashtëm të ekipeve europoiane pasi janë 13 ekipe. Si rrjedhojë pesë nga tetë grupe do të kenë dy ekipe europiane. /oversport.tv

Foto: FIFA Media, Twitter