FIFA shton armiqtë, Ligue 1: Mos e banalizoni Kupën e Botës, po gaboni

FIFA ka një tjetër kundërshtar për idenë e organizimit të Kupës së Botës çdo dy vite. Ligue ka dalë kundër me një deklaratë zyrtare dhe bën thirrje që ky trofe i rëndësishme të mos banalizohet, por të tentohet zhvillimi i futbollit aty ku ka nevojë.

“Pa asnjë konsultim paraprak, FIFA dëshiron të marrë një vend që është vetëm në interesin e saj dhe që ka ndikim negativ për ligat dhe kubet punëdhënëse për futbollistët.

Ky projekt përfshin edhe zgjatjen e periudhave ndërkombëtare, që do të ndërprisnin kampionatet për një kohë të gjatë dhe do t’i bënte tifozët të humbnin interesin.

Zhvillimi i futbollit nuk kalon vetëm nga Kupa e Botës, mbi të gjitha qëndron në kampionatet kombëtare.

Për këtë arsye do të preferohej që FIFA të promovojë zhvillimin e ligave profesioniste aty ku nuk ka, si dhe ligat lokale. Kupa e Botës është një trashëgimi që duhet të ruhet dhe jo të banalizohet”, shkruhet në reagimin e bëtë nga Ligue 1. / oversport.tv