“FIFA The Best 2022”, çfarë duhet të dini për ceremoninë e çmimeve

Ceremonia e “FIFA The Best 2022” mbahet sonte nga ora 19:00 në Zyrih të Zvicrës dhe sigurisht që sytë janë nga çmimi kryesor për lojtarin e vitit. Kandidaturat janë tre, Leo Messi që fitoi “Topin e Artë”, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah.

Gjatë ceremonisë do të zgjidhet goli më i bukur, formacioni më i mirë, si dhe trajneri e portieri më i mirë. Formacioni më i mirë zgjidhet nga FIFPro dhe në garë janë tre italianë, Donarumma, Bonucci dhe Jorginho.

FINALISTËT PËR ÇMIMET

Lojtari më i mirë: Lewandowski, Messi, Salah

Lojtarja më e mirë: Hermoso, Kerr, Putellas

Portieri më i mirë: Donnarumma, Mendy, Neuer

Portierja më e mirë: Berger, Endler, Labbe

Trajneri më i mirë te skuadrat e meshkujve: Mancini, Guardiola, Tuchel

Trajneri më i mirë te skuadrat e femrave: Cortes, Hayes, Wiegman

Goli më i mirë: Lamela, Schick, Taremi

/ oversport.tv