Sapo është mbyllur edicioni futbollistik në Abissnet Superiore dhe kanë nisur edhe ndryshimet e para në skuadra. Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Johnson Owusu.
Lojtari u bashkua me skuadrën verilindore gjatë merkatos së janarit dhe luajti 13 ndeshje në kampionat me Kukësin, duke shënuar 1 gol.
Duket se sulmuesi anësor nuk është më pjesë e planeve të teknikut Hallaçi, pasi nuk I është rinovuar kontrata për sezonin e ardhshëm. /Oversport.tv