Fillon aventura e De Rossit si trajner, zyrtarizohet te klubi italian

Fillon nga klubi i Spal zyrtarisht karriera si trajner për legjendën e Romës dhe Italisë, Daniele De Rossi. Ish-mesfushori ka arritur marrëveshjen me klubin që militon në Serie B.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spal me anë të një postimi në rrjetet sociale. De Rossi do të zëvendësojë trajneri e shkarkuar Venturato. Legjenda e Romës ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Spalin deri në vitin 2024.

Edhe njoftimi i Spal erdhi në një mënyrë të veçantë. Klubi publikoi një foto që risjellë në memorie tatuazhin ikonik që Daniele De Rossi ka bërë në këmbën e tij. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook