Fillon numërimi mbrapsht, Pogba dhe Di Maria gati të zbarkojnë në Torino

Në Torino ka filluar numërimi mbrapsht. Java e ardhshme është edhe java ku do të vishen zyrtarisht bardhezi dy yjet Paul Pogba dhe Angel Di Maria.

Pasi janë arritur të dyja marrëveshjet, tashmë ka ardhur koha që dyshja të zbarkojë në Torino për të hedhur firmën në kontratë. Sipas mediave italiane, i pari që do të udhëtojë drejt Torinos është Paul Pogba.

Më pas do të jetë edhe radha e Angel Di Maria për të mbyllur telenovelën e krijuar në këtë merkato vere. Të dy do t’i bashkohen menjëherë grupit për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook