Një muaj pas humbjes në Wimbledon, Djokovic merr hak ndaj Alcaraz dhe mposht spanjollin në Masterin 1000 pikësh të Cincinnatit.
Konsiderohej një finale ëndrrash dhe ishte një ndeshje spektakolare që zgjati thuajse 4 orë. Alcaraz fiton setin e parë 7-5, por Nole arrin të përmbysë gjithçka duke fituar 2 setet pasardhëse me rezultatin 7-6 dhe gjithë ndeshjen 2-1.
Novak Djokovic fiton Masterin e Cincinnatit, trofeun e 95-të individual në karrierë. /Oversport.tv