Emma Raducanu dhe Leylah Annie Fernandez do të diskutojnë mes tyre finale e këtij sezoni të turneut US Open për femra.
Britanikja ka mposhtur pastër 2-0 (6-1, 6-4) greken Maria Sakkari, ndërsa kanadezja bën mrekullinë e radhës në këtë turne, duke eleminuar numrin 2 të botës Aryna Sabalenka me rezultatin 2-1 (7-6, 4-6,6-4).
Të dyja finalsitet do të kthehen në stadiumin “Arthur Ashe” të shtunën për të zhvilluar finalen e madhe të US Open, e para finale mes dy adoleshenteve pas dy dekadash, që nga viti 1999, atëherë kur 17 vjeçarja Serena Williams mposhti 18 vjeçaren Martina Hingis.
Duket se po lindin yje të reja në tenisin botëror të femrave: finalja aktuale e US Open konfirmon pikërisht këtë gjë.
2 tenistet që nuk llogariteshin fare si favorite në këtë turne, eleminuan njëra pas tjetrës gjithë emrat e mëdhenj të këtij sporti. Të dyja kanë lindur në vitin 2002 dhe duket se do të lënë shenjën e tyre në këtë sport. /Oversport.tv