“Finalissima”: Italia dhe Argjentina publikojnë formacionet zyrtare

Italia dhe Argjentina do të luajnë “La Finalissima” sot në mbrëmje në Wembley për të ngritur në qiell trofeun. Fituesja e kampionatit Europian të futbollit dhe të Kupës së Amerikës Jugore, do të përballen për një trofe që do të jepet sot për herë të parë.

Kështu, përpara sfidës janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ekipeve. Kështu Italia siç pritej ka bërë disa ndryshime duke i dhënë hapësirë Raspadoritm ndërsa do të luajë ndeshjen e tij të fundit edhe Chiellini që ka marrë një fanellë titullari për këtë finale.

Formacionet zyrtare:

Italia (4-3-3): Donnaumma; Di Lorenzo, Bonuçi, Chiellini, Emerson; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori.

Argjentina (4-2-3-1): Martínez: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Guido Rodríguez; Messi, Dybala, Di María; Lautaro Martínez.

Foto: FIGC Federazione Italiana Giuoco Calcio, Facebook