Finalja e Conference League në Tiranë, UEFA hap shitjen e biletave

Dalin në shitjet biletat e finales së Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj në stadiumin “Air Albania”.

FSHF ka njoftuar se UEFA e ka hapur procesin e shitjes. Një person mund të tentojë blerjen e vetëm dy biletave.

Kategoria e katërt e biletave kushtojnë 20 dhe 25 euro, kategoria e tretë 35 dhe 45 euro, kategoria e dytë 65 dhe 85 euro, kurse kategoria e parë 100 dhe 125 euro. / oversport.tv

Foto: UEFA Conference League, Twitter