Finalja e Conference League/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Fiorentina-West Ham

Do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës finalja e këtij edicioni të Conference League mes Fiorentinës dhe West Hamit.

Më shumë se tre dekada pas finales së fundit europiane (u mund nga Juventusi në sezonin 1989-1990 në finalen e Kupës UEFA), Fiorentina rikthehet në Europë të luajë sfidën më të rëndësishme të viteve të fundit. Skuadra e Italianos synon suksesin përballë West Ham dhe trofeun e dytë europian në historinë e klubit, pas fitimit të Kupës së Kupave në sezonin 1960-1961.

Edhe anglezët mungojnë prej një kohe të gjatë në një finale europiane, hera e fundit dhe e vetme që West Ham ka triumfuar në Europë ka qenë në sezonin 1964-1965, kur mposhtën në finalen e Kupës së Kupave, Munchen 1860. “Çekiçët” kanë fituar edhe një FA Kupë në vitin 1980 dhe që nga ajo kohë nuk kanë fituar më asnjë trofe si në Angli edhe në Europë.

Në prag të kësaj sfide janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku trajnerët Italiano dhe Moyes kanë zgjedhur 11-lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Ranieri, Biraghi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Kouame; Jovic.

West Ham (4-2-3-1): Areola; Coufal, Zouma, Aguerd, Emerson; Rice, Soucek; Boëen, Paqueta, Benrahma; Antonio

Foto: UEFA Conference League, Twitter