Finalja e Nations League, publikohen formacionet zyrtare

Janë shpallur formacionet zyrtare të finales së Nations League midis Francës dhe Spanjës. Ashtu si pritej trajnerët nuk kanë bërë shumë ndryshime nga ndeshjet e fundit.

Për ekipin e Spanjës të vetmet ndryshime janë Eric Garcia në mbrotje në vend të Torres dhe Rodri në mesfushë në vend të Koke.
Për “Gjelat” e Francës nuk do të kemi më dy vëllezërit bashkë në fushë. Vendin e Lucas Hernandez do ta marri Kimpembe. Ndërkohë, Rabiot do të zëvendësohet nga Tchouameni siç edhe pritej.

Formacionet zyrtare

Spanja (4-3-3): Unai Simon- Azpilicueta, Laporte, Eric Garcia, Alonso- Gavi, Busquets, Rodri- Sarabia, Torres, Oyarzabal

Franca (3-4-1-2): Lloris- Koundé, Varane, Kimpembe- Pavard, Tchouameni, Pogba, T. Hernandez- Griezmann- Mbappé, Benzema

/oversport.tv