Finlanda feston në Bosnje me “tris”, shanse të mëdha për në play-off

Finlanda afrohet shumë me fazën play-off, pas fitores së arritur në transfertë kundër Bosnje Hercegovinës me rezultatin 3-1.

Finlandezët fituan një penallti në minutën e 25-të, por Pukki nuk shënoi. Gjithsesi sulmuesi asistoi katër minuta më pas për Forss dhe festa nisi.

Në fillim të pjesës së dytë Finlanda shënoi edhe golin e dytë me Lod, edhe pse kishin mbetur me një lojtar më pak pasi Raitala (37’) u ndëshkua me karton të kuq.

Menalo e hapi ndeshjen, por vetëm për katër minuta. O’Shaughenessy realizoi edhe golin e tretë për Finlandën, që ngjitet në vendin e dytë dhe ndeshjen e fundit e luan kundër Francës në shtëpi.

Finlandezët presin një nder nga Bosnje Hercegovina, që mjafton ta ndalë Ukrainën në ndeshjen e fundit për të mos u varur gjithçka nga fitorja me kampionët e Botës.

Bosnje & Hercegovinë – Finlandë 1-3
Shënues: Menalo 69’ / Forss 29’, Lod 51’, O’Shaughenessy 73’

/ oversport.tv