Fiorentina dominon Spezian, Empoli shtang Sassuolon në sekondat e fundit

Fiorentina ka arritur një fitore të pastër kundër Spezias me rezultatin e 3-0. Tre pikët ka arritur të marrë edhe Empoli kundër Sassuolos në sekondat e fundit me rezultatin 2-1, ndërkohë që Genoa është ndalur në një barazim pa gola ndaj Venezias.

Fiorentina e dominoi totalisht takimin dhe pas shumë tentativash, në fundin e pjesës së parë, ishin lojtarët e Spezias që prekën topin me dorë duke e detyruar gjyqtarin të akordonte 11-metërsh. Përball portierit u vendos Dusan Vlahovic i cili nuk fali duke e çuar rezultatin në 1-0. Goli i dytë erdhi përsëri nga këmbët e serbit, por këtë herë në një aksion që ndryshe quhet “manuali i futbollit”. Pak minuta më vonë, serbi shënoi edhe golin e tretë të takimit dhe tripletën personale duke marrë edhe topin e takimin në shtëpi.

Të dyja ekipet luajtën një ndeshje të mirë duke e kërkuar golin në shumë raste, por ishte Sassuolo ajo që e çoi e para topin në rrjetë falë një autogoli të Tonellit. Krosimi i Traore u devijua nga mbrojtësi i Empolit duke e ndalur topin brenda kuadratit. Megjithatë, miqtë barazuan me anë të një 11-metërshi. Ishte Pinamonti ai që mori përsipër të godiste penalltinë dhe nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë.

Empoli e mbajti për në fund surprizën. Ekipi i Andreazzoli shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të takimit me Zurkoëski. Goditja e tij u ndal në tranversë, por ishte teknologjia ajo që akordoi golin për të.

Në ndeshjen tjetër Genoa është ndalur në një barazim pa gola kundër Venezias. Vendasit ju afruan disa herë golit po pa mundur dot të finalizonin. Kështu, as Genoa dhe as Venezia nuk mundën dot të përfitonin nga takimi me rivalin direkt duke qëndruar në të njëjtat kushte që ishin edhe më parë. /oversport.tv

SERIE A-JAVA E 11-TË
FIORENTINA-SPEZIA 3-0
Shënues:
Vlahovic (pen) 45’, 62’, 74’

SASSUOLO-EMPOLI 1-2
Shënues:
Tonelli (autogol) 43’  / Pinamonti (pen) 83’, Zurkoëski 90+3’

GENOA-VENEZIA 0-0