Fiorentina e Sassuolo “fluturojnë” me Vlahovic e Berardi, Barjami lë shenjë me Empolin

Festojnë Fiorentina, Empoli dhe Udinese. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ia ka dalë të marrë tre pikë të rëndësishme dhe të jetë në një linjë me ekipet kryesuese. Gjithçka u zgjidh në minutat e para, kur u akordua një penallti.

Dusan Vlahovic nuk fali dhe realizoi një gol me vlerën e tre pikëve. Po me të njëjtin rezultat, 1-0, fitoi edhe Sassuolo që mposhti skuadrën e Salernitana. Berardi në fillim të pjesës së dyt shënoi golin që i dha skuadrës së tij fitoren e dytë në kampionat, pas tre humbjeve radhazi.

Dueli që pati më shumë gola ishte Empoli-Bologna, që u mbyll me rezultatin 4-2. Shenjë në këtë ndeshje la edhe Nedim Bajrami, i cili shënoi me penallti në fillim të pjesës së dytë.

Që në fillim u kuptua që do të ishte një ndeshje emocionuese, me Bonifazi që realizoi autogol. Barroë vendosi shumë shpejt baraspeshën, ndërsa më pas Arnautovic humbi mundësinë t’i jepte epërsinë skuadrës së Mihajlovic nga penalltia.

Kur nuk shënon, e pëson. Pinamonti riktheu avantazhin për Empolin, që më pas me Bajrami e çoi rezultatin 3-1. Arnautovic e futi sërish në lojë skuadrën e Bologna me golin e shënuar, ndërsa tre minuta më pas (79’) u ndal nga shtylla. Ricci për Empolin realizoi edhe golin e katërt dhe për miqtë nuk kishte më shpresa për të marrë pikë.

SERIE A – JAVA 6
Empoli-Bologna 4-2
Shënues:
Bonifazi (aut.) 1’, Pinamonti 31’, Bajrami (pen.) 53’, Ricci 90’ / Barrow 11’, Arnautovic 76’
Sassuolo-Salernitana 1-0
Shënues:
Berardi 54’
Udinese-Fiorentina 0-1
Shënues:
Vlahovic (pen.) 16’

/ oversport.tv