Fiorentina humbet portierin, Dragowski një muaj larg fushave

Fiorentina do të duhet të luaj pa portierin e tyre kryesor, Bartlomej Dragowski për të paktën një muaj. Gardiani i portës ka pësuar një dëmtin gjatë ndeshjes më Napolin që do ta mbajë atë larg fushave.

Në njoftimin që klubi i Fiorentinës komunikoi në faqen e vetë, Dragowski ka pësuar një tërheqje muskulare të shkallës së dytë. Si pasojë ai nuk do të jetë në gjendje të luaj në ndeshjet e rradhës së Fiorentinës.

Megjithatë ekipi vjollcë duket se e ka zgjidhjen me portierin Terraciano që do të mbrojë portën e Fiorentinës si zëvendësues i Dragowski. /oversport.tv