Fiorentina i “prish” punë Interit, gati sulmi për talentin italian

Lufta për të marrë shërbimet e Gianluca Scamacca po ashpërsohet edhe më shumë. Edhe pse kohë më parë ishte ekipi i Interit që shikohej si favorit për sulmuesin italian, ka qënë Fiorentina ajo që i ka prishur planet Marottas.

Largimi i mundshëm i Vlahovic ka detyruar Fiorentinën të hidhet në sulm për zëvendësuesin e serbit. Sipas mediave italiane, emri kyresor për ekipin vjollcë është sulmuesi i Sassuolo, Gianluca Scamacca.

Ditë më parë drejtori sportiv i Sassuolos tha për mediat se në verë Interi tentoi ta afronte talentin italian por pa mundur dot të finalizonte marrëveshjen. Kështu, për zikaltërit puna do të vështirësohet edhe më shumë me presidentin e Fiorentinës, Rocco Commisso që do të bëjë çmos për ta afruar Scamaccan. Gjithsesi, lufta pritet të jetë e egër pasi klubi i Sassuolos do të nisi ankandin e xhevahirit të saj me jo më pak se 25 milion euro. /oversport.tv